Aguero i jep lamtumirën futbollit, lajmin do e japë në një konferencë
Sergio Aguero do të zyrtarizojë largimin nga futbolli javën e ardhshme. Sulmuesi argjentinas nuk mund të luajë në fushën e blertë për shkak të problemeve me zemrën që u zbuluan në ndeshjen e fundit me Barcelonën.
Aguero ka planifikuar një konferencë për shtyp javën e ardhshme, për të konfirmuar informacionin dhe për t’u thënë lamtumirën tifozëve, një vendim shumë i dhimbshëm për të gjithë tifozët jo vetëm argjentinas.
Më 2 nëntor, Barcelona raportoi se ai u ishte nënshtruar testeve dhe se do të kontrollohej për tre muaj me radhë për të parë nëse mund të vazhdonte të ushtronte profesionin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

