Aguero mund i vetëm Njukasëllin, “El Kun” realizon tripletë (VIDEO)
Mançester Siti nuk ka të ndaluar në Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës ka reaguar pas humbjes së fundit ndaj Liverpulit duke fituar me rezultatin 3-1 ndaj Njukasëllit. Në “Etihad Stadium” ylli i mbrëmjes është Serxhio Aguero, i cili shënoi tripletë. Dominimi i vendasve në minutat e para konkretizohet vetëm në minutën e 34-t.
Kevin De Bryne kroson në zonë, aje ku Aguero me një prekje të lehtë me kokë e dërgon topin në rrjetë. “Qytetarët” dyfishuan shifrat në pjesën e dytë, sërish me Serxhio Agueron, por këtë herë nga pika e bardhë.
Miqtë ngushtuan shifrat në minutën e 67 me Mërfin, i cili arriti që të mposhtë portierin Ederson. Në momentin që Njukasëlli filloi të shpresonte për ndonjë surprizë të mundshme, Serxhio Aguero ndez sërish atmosferën duke realizuar dhe golin e tretë për ekipin e tij pas një asisti të Sane. “El Kun” i ka shënuar 14 herë Njukasëlli deri më tani në karrierën e tij, vetëm Runi ka statistika më të mira (15 gola). Siti shkëputet në krye me 65 pikë, 12 më shumë se Junajtid. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

