Aguero operohet me sukses, argjentinasi synon rikthimin në … Champions

Sergio Aguero është operuar në gjurin e majtë pas ndrydhjes së meniskut të pësuar në ndeshjen kundër Burnley të hënën e kaluar. Gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë, teksa vetë sulmuesi ka reaguar në rrjetet sociale.

Argjentinasi pritet të humbasë shtatë javët e fundit të Premier League ku Citizens tashmë janë projektuar në vendin e dytë.

Objektivi i vërtetë për argjentinasin është të rikthehet në fushë në muajin gusht, kur të rifillojë Champions League. “Qytetarët” duhet të luajnë duelin e kthimit të 1/8-ve kundër Real Madrid, teksa fituan 2-1 në “Santiago Bernabeu”.

SHKARKO APP