Ahmataj del hapur: Do bëj më të mirën që Tirana të shpallet kampion

Julian Ahmataj dha deklaratat e para si trajner i Tiranës.

Ish-mesfushori u shpreh se objektivi që ka në mendje është titulli kampion.

“Do bëj më të mirën që Tirana të dalë kampion. Sa do ia arrijmë, nuk di si ta garantoj. Të ishte për mua, dilnim kampion që tani. Di që kampion dilet në maj. Duhet të bëjmë mirë çdo ditë që të arrijmë te rezultatet pozitive. Kam miqësi me Memën dhe e falenderoj për grupin e ndërtuar këtu. Më vjen keq që u largua nga Tirana, është njeri i përsosur, por kjo është puna jonë. Ne duhet të shohim përpara. Respekt për Memën pafund”, u shpreh Ahmataj.

“Unë nuk kam bërë asnjë mrekulli më parë. Unë kam vënë njerëzit në pozita pune, nuk kam bërë asnjë mrekulli. Këtë di të bëj më mirë në vendet ku shkoj të punoj. Lojtarët nuk kanë përgjegjësi për ecurinë e ekipit, çdo përgjegjësi është e imja”, shtoi Ahmataj.

SHKARKO APP