Ahmataj e nis me një barazim “të bardhë” me Skënderbeun

Julian Ahmataj e nisi me një barazim pa gol në stolin e Skënderbeut. Në miqësoren e parë të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik 2020-2021, skuadra korçare u ndal në një barazim 0-0 nga Korabi i Klevis Dalipit.

Skënderbeut i janë larguar shumë lojtarë në merkaton e verës, sidomos në repartin e sulmit ku titullarë si Krasniqi, Bregu e Gripshi nuk janë më dhe për këtë arsye skuadra e ka të vështirë të shkojë te goli gjë që u pa qartë edhe në miqësoren ndaj Korabit.

SHKARKO APP