Ahmataj konfirmohet në krye të Tiranës: I kërkoj falje presidentit për fjalët!

Julian Ahmataj do të vijojë që të jetë pjesë e klubit të Tiranës. Trajneri i bardhebluve është konfirmuar nga presidenti Halili, pavarësisht nga kërkesa e tij për të dhënë dorëheqjen pas humbjes ndaj Skënderbeut.

 

“Dua t’i kërkoj falje presidentit dhe ambientit për fjalët ndoshta të tepërta që kam thënë pas ndeshjes. Isha në një situatë të vështirë. Bisedova me presidentin dhe ai vendosi që të vijoj të jem pjesë e klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kam thënë asnjëherë që presidenti ka dashur të më largoj, por që ka njerëz pranë klubit që ndikojnë te lojtarët, dhe kjo nuk më ka pëlqyer ndaj dhe reagova në atë mënyrë”, deklaroi Ahmataj për “Zona Gol”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?