Ahmataj nuk del në stërvitje te Tiranë, ja dy kandidatët që mund ta zëvendësojnë
Julian Ahmataj duke se i ka dhënë fund aventurës te skuadra e Tiranës. 40-vjeçari i konfirmuar në krye të bardhebluve disa ditë më parë, duket se do të largohet.
Ahmataj nuk ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore të kësaj të hëne, madje as ndihmësi i tij, Akil Jakupi. Përgatitjet janë drejtuar nga trajneri i portierëve, Emanuel Egbo, dhe ndihmësi atletik, Kosta Jani.
Tashmë pritet që vetë klubi i Tiranës të sqarojë situatën në këtë moment delikat vetëm pak ditë para derbit të kryeqytetit me Partizanin, që pritet të zhvillohet në “Air Albania” të premten në mbrëmje. Kandidatë për të pasuar Julian Ahmatajn në krye të Tiranës janë Gugash Magani dhe Bledar Devolli.