Ahmataj prezantohet te Skënderbeu: Rival kemi veten, premtoj punë të palodhur!
Migen Memelli u prezantua zyrtarisht si trajner i Skënderbeut, pasi mori vendin e Julian Ahmatajt, i larguar pak ditë më parë, ndërsa në fjalët e para të tij si teknik i korçarëve, falënderoi drejtuesit për besimin dhe u shpreh optimist për kthimin te rezultatet pozitive.
Çfarë ju bindi të vinit te Skënderbeu?
Përvoja e madhe që ka klubi, ambientet, terrenet dhe ajo që më bën optimist, është baza e lojtarëve në aspektin individual, pasi ka lojtarë me shumë cilësi.
Cilat janë objektivat tuaja me Skënderbeun?
Do të nis punën menjëherë për të njohur skuadrën dita–ditës dhe vetëm më vonë do të mund të them se deri ku mund të shkojmë.
Debutimi do të vijë kundër Tiranës?
Është një klub shumë i njohur për mua, pasi kam shumë miq, të cilët do t’i kem kundërshtarë për 90 minuta. Shpresoj të bëjmë një ndeshje sa më të mirë dhe pozitive.
Cilët janë rivalët e Skënderbeut për mbijetesë dhe sa shanse ka t’ia dilni?
Asnjëri rival nuk kemi, kemi veten. Do të bëjmë maksimumin për veten tonë. Ekipet e tjera në tabelë duhet të jenë një numër që thjesht duhet t’u referohemi. Punën e kemi me veten tonë.
Jeni dakord me deklaratat e Jani Kaçit?
Profesor Jani është me përvojë te ky qytet. Ka bërë shumë dhe i ka dhënë shumë Skënderbeut. Do t’i marr të gjitha sugjerimet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ajo që thatë ju qëndron, ndaj duhet të fillojmë sa më parë nga puna.
Në të kaluarën jeni përplasur me Skënderbeun edhe si futbollist?
Dinamika e një futbollisti është që në një moment apo tjetër të reagojë. Karrierën e kam nisur këtu, Korça është qytet i dashur për mua. I premtoj opinionit punë të palodhur dhe sakrificë.