“Air Albania” ka mbyllur dyert, ja ku do të luhet derbi Tirana-Dinamo

Java e 26-të e Abissnet Superiore rezervon derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, teksa bardheblutë kërkojnë vazhdimësinë për t’iu afruar edhe më shumë titullit kampion ndërsa nga ana tjetër, blutë me trajnerin e ri Vanoli kërkojnë të marrin pikë për mbijetesë.

Derbi edhe pse i kryeqytetit, do të luhet jashtë tij pasi Tirana ka zyrtarizuar së fundmi agjendën për këtë sfidë. “Air Albania” ka mbyllur dyert pasi do të përgatitet për finalen e Conference League në muajin maj ndërkohë që  Selman Stermasi nuk është në kushtet e përshtatshme, duke detyruar bardheblutë që të zgjedhin stadiumin Elbasan Arena.

Në njoftimin e klubit bardheblu theksohet se takimi do të luhet të shtunën duke nisur nga ora 16:45.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Tiranës:

Swiss Digital Mobile Reklama

🗓Ndeshja e radhës | Kategoria “Abissnet Superiore” 🏆

Luhet të Shtunën, 19/03/2022, ora 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, Elbasan, ndeshja KF Tirana-KF Dinamo e vlefshme për javën e 26 (njëzetë e gjashtë) të kampionatit të kategorisë “Abissnet Superiore”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?