Ajax-i spektakolar eliminon Realin në Champions, Tottenham kualifikohet pa vuajtje (VIDEO)

Real Madrid është zyrtarisht jashtë Champions League për sezonin 2018-19. Kampionët në fuqi të Europës janë eliminuar nga Ajax në fazën e 1/8-ve, pasi kanë pësuar një humbje shokuese 1-4 në duelin e kthimit të zhvilluar në “Santiago Bernabeo”. Skuadrës së Solarit nuk i ka mjaftuar fitorja 2-1 në ndeshjen e parë, pasi ka gjetur një rivalë që dhuron spektakël në fushë, duke na kujtuar Ajax-in e famshëm, të shumë viteve më parë.

Skuadra holandeze përmbysi gjithçka që në 18 minutat e para duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës me Ziyech dhe Neres. Reali vuan shumë në 45 minutat e para, teksa Vinicius Junior dhe Vazquez lanë fushën e lojës të dëmtuar. Në minutën e 62-të, Tadic shënoi një tjetër gol spektakolar, ndërkohë që Reali tentoi të rifutej në lojë duke shënuar me Asension. Ajax nuk i dha asnjë shpresë madrilenëve, pasi dy minuta pas golit të tyre shënoi sërish me Schone një super gol nga goditja e dënimit. Real Madrid është jashtë garës në të tre kompeticionet që ka marrë pjesë duke konfirmuar një sezon katastrofik të nisur me Lopeteguin dhe që tashmë rrezikon të mos ta mbyllë me Solarin.

Swiss Digital Desktop Reklama
  • 7’ 0-1 Ajaxi e ka nisur në mënyrë të frikshme duelin ndaj Realit. Pas një topi të humbur Tadic shërben mjaft mirë për Ziyech, i cili me një goditje të saktë me të majtën ka arritur që ta çojë topin në rrjetë
  • 17’ 0-2 Tadic dhuron spektakël teksa me një veprim të bukur nxjerrë vetëm përballë portierit Neres, i cili e ka të thjeshtë për të mposhtur portierin Courtois
  • 62’ 0-3 Ajax vijon të dhurojë spektakël ndaj Realit, teksa ka gjetur edhe golin e tretë pas një aksioni fantastik. Tadic ka konkretizuar një aksion në mënyrën më të mirë të mundshme duke e cuar topin në trekëndësh
  • 65’ 1-3 Real Madrid reagon menjëherë duke gjetur golin e parë me Asension, duke ngushtuar shifrat dhe duke ndezur shpresat
  • 72’ 1-4 Ajax nuk ka të ndalur. Skuadra holandeze ka shënuar një super gol nga goditja e dënimit me Schone, duke lënë të shtangur portierin Courtois

Swiss Digital Mobile Reklama

Tottenham ka administruar më së miri fitoren e thellë të ndeshjes së parë, duke siguruar një biletë për në çerekfinale. Skuadra e Pochettinos fitoi 1-0 në duelin e kthimit të luajtur në Gjermani. Golin e vetëm e shënoi Harry Kane në minutën e 49-të. Verdhezinjtë ndërkohë nuk kanë mundur që të shënojnë asnjë gol në të dyja ndeshjet.

  • 49’ 0-1 Tottenham i ka dhënë fund të gjitha shpresave të pakta të skuadrës së Dortmundit, teksa në fillimin e pjesës së dytë ka gjetur golin e avantazhit me Kane, i cili ka përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së ekipit gjerman

/Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?