Ajaxi merr fitoren e pestë radhazi, merr kryesimin e Eredivisie (VIDEO)
Ajaxi i Amsterdamit mori sot fitoren e pestë radhazi në Eredivisie. Harkëtarët kaluan lehtësisht në shtëpi me rezultatin 5-0 Heracles në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund.
Në pjesën e parë Ajaxi shënoi 3 herë fillimisht me sulmuesin e talentuar Traore pas vetëm 6 minutash lojë dhe më pas me David Neres dhe Labyad. Në pjesën e dytë realizuan edhe kapiteni Dusan Tadic ndërsa gjeti edhe golin e 2-të personal Labyad.
Me këtë fitore Ajaxi u ngjit në kuotën e 24 pikëve, pas 9 takimeve në të cilat ka grumbulluar 8 fitore dhe 1 barazim. Ajax-i falë kësaj fitoreje kryeson i vetëm Eredivisien me 2 pikë më shumë se Vitesse që ngeci në një barazim 1-1 në sfidën përballë Groningen.
KOHA JONË SONDAZH

