Aksident i frikshëm për Mick Schumacher, makina ndahet në dy pjesë (VIDEO)
Një aksident me protagonist Mick Schumacher ka ndodhur në garën e sotme të Formula 1, në Çmimin e Madh të Montecarlos.
Piloti ka humbur kontrollin e makinës së tij për shkak të pistës së lagur nga reshjet e dendura të shiut që u bënë shkak për shtyrjen e fillimit të garës dhe është përplasur me një nga muret mbrojtëse.
Makina e tij ka përfunduar e ndarë në dy pjesë, por fatmirësisht për Schumacher ai arriti të dilte pa problem nga makina dhe është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore.
Big crash for Mick Schumacher #F1 #MonacoGP pic.twitter.com/RaPYoYv4w1
— Innerprize (@innerprizee) May 29, 2022
KOHA JONË SONDAZH

