Aksidenti fatal i Bryant, Messi: Një gjeni na braktisi

Pak më parë Ronaldo e tani Leo Messi ka shprehur pikëllimin e thellë par ndarjen nga jeta të një prej me të mëdhenjve të basketbollit në botë, Kobe Bryant, shkruan Albeu.com.

Ylli i Barcelonës i cili kishte njohje me Kobe pas reklamave të përbashkëta që bënin për kompani të mëdha botërore ka shprehur ngushëllimet e tij nëpërmjet një statusi në Instagram.

“Nuk kam fjalë… me mendje jam me familjen dhe miqtë e Kobe. Ka qenë kënaqësi ta takoja atë dhe të kalonim kohë të këndshme së bashku. Një gjeni i vërtetë na braktisi”, ka shkruar Messi në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/B7zMrzTC6nU/

SHKARKO APP