Aksidenti tragjik ajror, zbulohet dita dhe vendi ku u varrosën Bryant dhe vajza e tij

Edhe pse nuk u bë publike, mediat amerikane kanë zbuluar detajet e ceremonisë mortore të Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna.

Dy trupat e pajetë janë varrosur më 7 shkurt në Pacific View Memorial Park në Corona del Mar pas një ceremonie mortore private të familjes. Ky fakt dokumentohet në certifikatën e vdekjes së tyre. Fillimisht u planifikua që ai të Kobe dhe Gianna të varroseshin në Westwood Village Memorial Park, por familja i ndryshoi planet disa ditë më vonë.

Kujtojmë që Kobe Bryant, Gianna dhe shtatë persona të tjerë mbetën të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u përplas në zonën e Klifornisë. Helikopteri nuk kishte probleme me motor, por  besohet të ketë qenë moti, ose ndonjë veprim i pilotit që çuan në ngjarjen tragjike të ndodhur në 26 janar të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?