Akuza e rëndë e Neymar-it: Isha gati për të luajtur, por mjekët kishin frikë!

Neymar ka sulmuar ashpër skuadrën e tij pas humbjes 2-1 ndaj Borussia Dortmund në 1/8 e Champions League. Sulmuesi brazilian u ankua për mungesën e ritmit që ndjeu gjatë ndeshjes dhe, sipas tij, kjo erdhi për shkak të vendimeve të drejtuesve të klubit.

“Është shumë e vështirë që të qëndrosh 4 ndeshje pa luajtur, por nuk ishte vendimi im. Ishte vendim krejtësisht i klubit dhe i mjekëve. Morën një vendim që nuk më pëlqeu”, deklaroi Neymar kur u pyet për mungesën në ekip gjatë muajit shkurt.

“Kemi debatuar shumë mbi këtë vendim sepse unë gjithmonë kam dashur që të luaj. Unë ndihesha mirë, por klubi kishte frikë. Në fund, unë vuajta më shumë. E kuptoj klubin pasi në dy sezonet e fundit kam munguar në 1/8-at e Champions, por këto gjëra nuk bëhen kështu pasi vuan lojtari. Sot nuk kisha ritëm për 90 minuta, nëse do të isha më në formë do të kisha luajtur më mirë”, shtoi Neymar.

SHKARKO APP