Akuzat nga Franca: Juventus na solli koronavirusin!

Koronavirusi ka mbërritur prej disa javësh edhe në Francë, teksa nuk i viktimave ka arritur shifra të frikshme. Së fundmi nuk mungojnë akuzat për Juventusin, që cilësohet fajtore për sjelljen e tifozëve në qytetin e Lyon-it për Champions League.

Madje është cilësuar edhe si “ndeshja zero”. Deklarata është bërë nga një mjek i njohur në ktë sezon. “Kjo ndeshje nuk duhet të luhej. Shumë tifozë erdhën nga Italia në Lyon, jo vetëm nga Piemonte, por edhe zona të tjera me rrezik”.

Deklarata u bë nga Marcel Garrigou-Grandchamp, një mjek në pension. Gjithsesi teoria e tij duket se bie poshtë, pasi infektimet në 12 ditët e fundit, që nga 26 shkurti, nuk kanë zbuluar lidhje me ndeshjen e Champions. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP