Akuzat për mashtrim me vlerën e lojtarëve, Gjykata në Itali merr vendimin për 11 klubet
Nuk do të ketë asnjë dënim për 11 klubet italiane dhe 59 personat e akuzuar për skandalin me plusvalencat. Ky është vendimi që ka marrë gjykata, pavarësisht akuzave të ngritura nga Prokuroria e FIGC për shkeljet që mund të kenë bërë klubet italiane.
Në vendimin e gjykatës thuhej se provat e sjella nga Prokuroria nuk ishin të mjaftueshme. Për rrjedhojë, ata nuk mund të vërtetonin dot shkeljet që klubet mund të bënin. Kështu, vendimi doli në favor të klubeve dhe personave të akuzuar.
Sakaq, shpëtojnë nga një dënim i mundshëm emra të njohur të futbollit italian si Andrea Agnelli e Aurelio De Laurentiis që rrezikonin një pezullim rreth 1 vit nga futbolli italian.
KOHA JONË SONDAZH

