Akuzat për neglizhencë, reagon mjeku i Maradonës: Nuk e braktisa asnjëherë!
Diego Maradona u nda nga jeta 25 nëntorin që lamë pas dhe vdekja e tij nuk mundi të shpëtojë pa akuza në drejtim të mjekimit që iu bë ish-yllit të futbollit në momentet e fundit të jetës. Pas shqetësimit të ngritur nga Matias Moria, avokati i Maradonës, për neglizhencë nga ana e mjekut personal të ikonës argjentinase, Leopoldo Lukii, policia vendase në Buenos Aires sekuestroi të gjitha dosjet mjekësore në zyrën e tij si pjesë e një investigimi për vdekjen e 60-vjeçarit.
Neurokirurgu reagoi menjëherë duke hedhur poshtë akuzat, madje i cilësoi ato të turpshme për dikë si ai, i cili sakrifikoi aq shumë për Maradonën që e konsideronte madje si babain e tij.
“Për çfarë jam përgjegjës? Që i qëndrova pranë, që e doja, e ndihmoja? Që isha aty kur të gjithë më thonin hiq dorë sepse nëse ndodh diçka ata do të lajnë duart duke të fajësuar ty?! Nuk do ta braktisja kurrë, sepse ishte miku im, shoku im i ngushtë, babai im.
Është shumë e padrejtë, por nuk pendohem për asgjë. Diego ishte i lodhur. I lodhur së qenuri Maradona. Ai ishte personi më rebel dhe më i pavarur që kam njohur ndonjëherë. Ai vendoste për gjithçka dhe kërkonte të jetonte si Maradona”, deklaroi mjaku. Akuzat në drejtim të mjekut të Maradonës erdhën pas deklaratave të tij për reagimin me vonesë të shërbimit të urgjencës.