Akuzohet për përdhunim, Dani Alves rrezikon deri në 10 vite burg

Hetimi ndaj Dani Alves vijon dhe së shpejti mund të dalë dhe dita e gjykimit. Sipas gazetës “El Mundo”, lojtari brazilian rrezikon një dënim nga 8 deri në 10 vjet burg.

Daniel Alves akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje, më 30 dhjetor, në një klub në Barcelonë. Gazeta citon një burim nga Gjykata e Barcelonës, i cili thotë se procesi i hetimit, thuajse ka përfunduar.

“Është e parashikueshme dhe e dëshirueshme që procesi përmbledhës të përfundojë”, thotë burimi, ndërsa gazeta thekson se tashmë janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët dhe janë kryer të gjitha analizat e ADN-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?