Al-Khelaifi në “qiellin e shtatë”: Neymar dhe Mbappe përjetë te PSG!

Pronari i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, është shfaqur mëse i lumtur pas kualifikimit të skuadrës së tij ndaj Atalantës në Champions League. Duke folur për mikrofonat e “RMC”, numri një i kampionëve të Francës thuri elozhe për lojtarët e tij, ndërkohë që evidentoi dhe dëshirën për të pasur përjetë Neymarin dhe Mbappe.

“Nuk ishte e lehtë për faktin që kampionatin e mbyllëm herët, por ne dhamë gjithçka që na nevojitej në fushën e lojës. Jam vërtet shumë krenar. Kjo është hera e parë që kemi arritur në gjysmëfinale që nga blerja e klubit në vitin 2011.

Tani duhet të mendojmë vetëm për gjysmëfinalen. Jam krenar për lojtarët, stafin, për të gjithë. Është shumë e rëndësishme të ndryshojmë mentalitetin e lojtarëve, por edhe perceptimin e medieve në lidhje me aftësinë e PSG për të shkuar larg.

Neymar dhe Kylian janë mes lojtarëve më të mirë në botë, por ishte ekipi që luajti një lojë të shkëlqyeshme, edhe pse Ney ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Diçka ka ndryshuar në ekip gjatë muajve të fundit. Kylian dhe Neymar do të qëndrojnë këtu për pjesën tjetër të jetës së tyre futbollistike”.

SHKARKO APP