Alaba: Reali më lart se Bayerni, mos më krahasoni me Ramos
David Alaba është kthyer në një nga pikat e referimit te mbrojtja e Real Madridit. Mbrojtësi austriak ka dhënë një rrëfim për gjermanen Kicker, ku ka folur dhe për krahasimin me Sergio Ramos
“Kam ardhur te Real Madrid për të shkruar historinë time dhe kaq. Nuk më pëlqejnë krahasimet me lojtarë të tjerë, edhe pse ka nga ata që e bëjnë. Dua të tregohem i sinqertë, nuk shqetësohem nga krahasimet, por nuk e dua një gjë të tillë. Që ditën e parë këtu e kam ndjerë atmosferën e veçantë që mbizotëron te Reali. Ky klub është shumë i veçantë
Bayerni është një nga klubet më të mëdha në botë, njësoj si Real Madrid. Gjithsesi. Nuk dua të tregoj mungesë respekti për Bayernin, por Reali është disi më i madh dhe më lart”, deklaroi David Alaba, i cili firmosi me Los Blancos gjatë verës si futbollist i lirë.
KOHA JONË SONDAZH

