Alan Sherri e nis si titullar sezonin e ri me Frosinonen

Portieri i Kombëtares somnë, Alen Sherri, është zgjedhur titullar nga Frosinone në sfidën ndaj Monzës, e vlefshme për Kupën e Italisë. Takimi, që starton në orën 18:00, do të përcaktojë ekipin që kalon në fazën e 1/16-ave të kompeticionit.

Ish-portieri i Egnatias ka mbërritur këtë verë te Frosinone në formë huazimi, pas eksperiencës me Cagliarin. Zgjedhja për Serie B erdhi me synimin për të pasur më shumë minuta në fushë dhe për të fituar eksperiencë.

Klubi ka gjithashtu opsionin për ta blerë kartonin e tij në fund të sezonit, çka e bën këtë aventurë një mundësi të rëndësishme në karrierën e 26-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?