Alarm në Barcelonë për Lamine Yamal, pubalgia kronike e detyron të luajë më pak

Në Barcelonë po rritet shqetësimi për gjendjen fizike të Lamine Yamal, talentin e ri spanjoll që po vuan nga pubalgia kronike, një problem që po ndikon ndjeshëm në formën dhe paraqitjet e tij në fushë. Sulmuesi 17-vjeçar është dukshëm më pak shpërthyes dhe më i ngadaltë në lëvizje, gjë që ka vënë në alarm stafin teknik “blaugrana”.

Sipas gazetës Marca, trajneri Hansi Flick e ka aktivizuar Yamal pothuajse në çdo ndeshje që prej fillimit të sezonit, pa i dhënë atij kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar. Kjo ngarkesë e lartë fizike ka shkaktuar lodhje të dukshme dhe simptoma të përsëritura dhimbjeje, të cilat po e detyrojnë klubin të mendojë për reduktimin e minutazhit të tij në javët e ardhshme.

Në sfidën e fundit të kampionatit kundër Elches, Yamal u zëvendësua vetëm në minutat e fundit, por tashmë Barcelona synon ta menaxhojë me kujdes, për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivi kryesor është ta lejojë të rikuperojë plotësisht, në mënyrë që të rikthejë shpejtësinë, teknikën dhe krijimtarinë që e kanë bërë një nga talentet më premtues të futbollit europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?