“Alarm” te Barcelona, pamjet e fundit të Messit në stërvitje janë shqetësuese (VIDEO)
Lionel Messi po kalon momentin më të vështirë në karrierën e tij dhe këtë gjë e thonë edhe faktet. Sulmuesi argjentinas e ka përjetuar shumë keq humbjen kundër Atleticos, teksa po përjeton edhe një moment të vështirë nga pikëpamja fizike.
Mëngjesin e sotëm futbollistët e katalanasve u ndanë në 4 grupe, teksa jashtë të gjithave ishte vetëm Lionel Messi. Ky është gjesti i radhës që tregon se ai nuk është më i lumtur.
Pamjet tregojnë se as fizikisht nuk është mirë, duke parë imazhet ku tregon vështirësi pas kryerjes së ushtrimeve. Edhe statistikat nuk janë në anën e tij: Këtë sezon ka shënuar 1 gol në çdo 225 minuta, ku pjesa më e madhe e tyre janë nga pika e bardhë e penalltisë. /R.Lika-Koha Jone/