Alarm te Milani, Piatek nuk di të shënojë më

Ndeshjet miqësore të verës janë një iluzion dhe rrallë herë tregojnë të vërtetën, por te Milani ka një alarm: Asnjë gol në 5 ndeshje për sulmuesin Krzysztof Piatek. Sezonin e kaluar, bomberi polak dinte vetëm të gjente rrugën e rrjetës. Fillimisht ai realizoi 19 gola me Genoan, 13 në Seria A dhe 6 në Kupën e Italisë. Më pas erdhi transferimi te Milani ku shënoi 11 gola, 9 në kampionat dhe dy në Kupën e Italisë. Te Milani kaloi një periudhë thatësire duke mos gjetur golin në 6 ndeshjes, mes muajit prill dhe maj.

 

Milani ndryshoi trajnerin, Marco Giampaolo zëvendësoi Gattuson, dhe nuk janë të pakët ata që mendojnë se loja e strategut të ri nuk përshtate shumë për te. Futbolli i Giampaolos është kompleks dhe “i mekanizuar”, një grup lëvizjesh dhe modelesh për tu memorizuar dhe përsëritur derisa të bëhen automatikë. Nuk është e thjeshtë të përshtatesh menjëherë dhe në këtë fazë duket se Piatek ende nuk ka mundur që të asimilojë lojën e tij.

Ai është një sulmues i stilit të vjetër, i cili jeton në funksion të golit. Nëse do të arrijë që të zhbllokohet më pas do të jetë më e thjeshtë për të që të rikthehet protagonist si në sezonin e fundit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP