Alarm te PSG-ja, kundër Dortmundit pa tifozë dhe pa yllin e ekipit
Na ndajnë vetëm dy ditë nga përballja e dytë mes PSG-së dhe Borussia Dortmund. Ndeshja që do të zhvillohet në kryeqytetin francez do të luhet me dyer të mbyllura, masë kjo për parandalimin e Coronvirusit. Sikur të mos mjaftonte mungesa e tifozëve, tashmë francezët kanë dhe një problem tjetër.
Sulmuesi Kylian Mbappe nuk është stërvitur ditën e sotme me ekipin dhe me shumë mundësi 20-vjeçari nuk mund të luajë ditën e mërkurë. Kampioni i Botës është në gjendje gripale dhe nuk ka mundur të marrë pjesë në seancën stërvitore.
Vendimi nëse ai do të jetë apo jo i grumbulluar do të merret ditën e nesërme. Nëse Mbappe mungon, do të ishte një humbje e madhe për trajnerin Tuchel. PSG-ja humbi 1-2 në duelin e parë në Gjermani dhe gjithçka do të vendoset ditën e mërkurë në “Parc des Princes”.