Alarmi Mbappe te Real Madridi, në dyshim për sfidën ndaj Sociedadit
Real Madridi përgatitet për sfidën ndaj Real Sociedad mes pasigurive për gjendjen e Kylian Mbappé. Sulmuesi francez është stërvitur sërish në palestër për të menaxhuar shqetësimet në gjurin e majtë, pas problemeve që e kanë ndjekur që nga fillimi i vitit. Dy ditë para ndeshjes në “Santiago Bernabéu”, prania e tij mbetet në dyshim, ndërsa vendimi do të merret pas seancës së fundit përgatitore.
Që nga rikthimi pas dëmtimit, Mbappé ka qenë vendimtar, duke shënuar 38 gola këtë sezon, plot 48% të golave të skuadrës. Në gjashtë ndeshjet e fundit ka realizuar nëntë gola, duke konfirmuar formën e shkëlqyer.
Ndërkohë, Asencio mungoi në stërvitje për shkak të një viroze, por pritet të rikuperohet. Jashtë për këtë sfidë mbeten Bellingham, Militao dhe Rodrygo. Lajmi i mirë për madrilenët është rikthimi i Vinicius, i cili ka shlyer pezullimin dhe do të jetë gati për të shtunën.
KOHA JONË SONDAZH

