Alarmi në Angli, presidenti i FA: Po humbasim ekipet dhe kampionatin për shkak të emergjencës!
Emergjenca e koronavirusit mund të gjunjëzojë vendin nga ku ka lindur futbolli. Alarmin e ka dhënë Greg Clarke, presidenti i Federatës Angleze, sipas së cilit futbolli anglez rrezikon që të “humbasë ekipet dhe kampionatit” për shkak të krizës ekonomike.
“Jemi duke u përballur me këtë fatkeqësi të paparë, lojtarët, tifozët, klubet, pronarët dhe administratorët, duhet të rrisin bashkëpunimin për të mbajtur gjallë futbollin. Është koha që palët të bien dakord për një gjë të përbashkët, për të shpëtuar lojën tonë. Futbolli është një lojë ekipore dhe tani është koha për të punuar në ekip.
Rifillimi i kampionatit? Jemi të impenjuar që të mbyllim sezonin profesionist, por mund të mos jemi në gjendje që ta bëjmë. Futbolli nuk është prioriteti për momentin, jeta humane ka më shumë rëndësi”, deklaroi Clarke. /R.Lika-Koha Jone/