Alban Meha merr një sugjerim nga Pep Guardiola!

Alban Meha me Paderbornin e tij nuk mundi t’i shënojë “tërmetit” gjashtë ballë të Bayern, në ndeshjen e fundit të Bundesligës, mirëpo fantazisti i kombëtares sonë mori një përkrahje të madhe nga trajneri i bavarezëve, Pep Guardiola. Bajerni fitoi 6-0, rezultat i zakonshëm për këtë skuadër në ndeshjet e kampionatit gjerman,  ndërsa trajneri spanjoll iu afrua pas ndeshjes Mehës dhe i foli në vesh. Pas ndeshjes futbollisti shqiptar  tregon bisedën e bërë me trajnerin Pep Guardiola. – “Pep më tha se ke goditje të fortë dhe këtë duhet të bësh. Është një kompliment i madh për mua. Të të thotë një trajner si ai, është nder i madh”, deklaroi Meha për gazetën “Bild”. Kësisoj, Guardiola se ka mbetur i mahnitur nga goditjet e tij, ndaj e ka sugjeruar që të ketë besim dhe të godasë më shpesh portat kundërshtare. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi një javë më fitore në fitoren 2-1 në fushë të Hanover,  por edhe pse provoi disa herë të mposhtë Manuel Neuerin, nuk ia doli me sukses. Megjithatë, ai mori përgëzimet e trajnerit Pep Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?