Albi Doka te skuadra e njohur në kampionatin turk

Albi Doka është duke u rritur së tepërmi në aftësitë e shprehura në fushën e lojës teksa fitoi edhe fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Niveli i treguar me Gorican në Kroaci ka bërë që emri i mbrojtësit shqiptar të qarkullojë menjëherë edhe në Turqi.

Ish-futbollisti i Tiranës do të bëjë një tjetër kalim në merkaton e dimrit. “Karadenizgazete” ka zbuluar së fundmi se Trabzonspori është ekipi që gjendet më afër transferimit të Dokës.

Skautët e Trabzonsporit e kanë ndjekur në shumë ndeshje Dokën dhe performancat e tij janë pëlqyer. Ndërkohë krahu i djathtë i mbrojtjes në këtë skuadër ka shumë hapësira pasi nuk binden nga organike aktuale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë pritet që të konkretizohet marrëveshja gjatë ditëve në vijim dhe Doka do të gjejë te ekipi i njohur i elitës turke edhe një tjetër ish-futbollist të Superiores, Kaleb Ekuban.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?