Aldona Sylaj, femra e parë që synon të jetë anëtare në Komitetin Ekzekutiv të FSHF

Më 7 shkurt Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore do të zgjedhë presidentin e ri të FSHF. Në këtë ditë do të merren edhe vendime të tjera të rëndësishme, teksa një ndër ta është dhe zgjedhja e Komitetit Ekzekutiv. Për herë të parë në Shqipëri, kandidate për t’u zgjedhur në këtë organ kolegjial do të jetë edhe një femër, Aldona Sylaj. Ajo ka eksperiencë të madhe në fushën e medias, jurispudencës, ndërkohë prej 7 vitesh është Zëdhënëse e Gjykatës së Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në Federatën Shqiptare të futbollit.

Sylaj është propozuar nga klubi i Tiranës dhe i Mamurrasit për të qenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv në FSHF. Eksperienca e madhe që ka fituar në vitet e fundit, përbën një avantazh më shumë në synimet e saj për të qenë pjesë e këtij organi, i cili përbëhet nga 11 anëtare, dy zv/presidentë dhe 8 anëtarë. Për momentin pjesë e Komiteti Ekzekutiv janë të gjithë meshkuj, ndërkohë që Presidenti i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë, zgjidhet automatikisht.

Aldona Sylaj ka punuar edhe si Eksperte Ligjore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, dhe është Zëvendës Komisionere Publike e Institucioneve të Vetingut. Në FSHF ajo ka dhënë mbi 20 vendime të ndryshme pranë “DHKZK”. Ky do të jetë një avantazh i madh për të qenë anëtarja e parë femër që zgjidhet në këtë organ në Shqipëri, duke thyer barrierat e gjinisë pranë institucionit më të rëndësishëm të futbollit në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si zgjidhet një anëtar në Komitetin Ekzekutiv të FSHF?

Swiss Digital Mobile Reklama

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, është organi më i lartë kolegjial, që drejton dhe merr vendime gjatë periudhave mes dy Asambleve. Ai është i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme dhe përbëhet nga 11 anëtarë: Presidenti, dy Zv/Presidentë dhe 8 anëtarë. Presidenti i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, zgjidhet automatikisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv.

Mandati i një anëtari të Komitetit Ekzekutiv është 4 vjeçar. Një anëtar i Asamblesë, nuk ka drejtë të propozojë më shumë se një emër për kandidat të Komitetit Ekzekutiv. Anëtari që zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv duhet të plotësojë disa kushte: Të jetë shtetas shqiptar dhe të banojë në Shqipëri. Të mos jetë i dënuar për krim të rëndë. Të lëshojë një deklaratë me shkrim se ai jep dorëheqjen nga funksionet brenda anëtarësisë së FSHF-së nëse zgjidhet. Të jetë nën moshën 70 vjeç, në datën që mbahet Asambleja e Përgjithshme zgjedhore.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?