Alex Sandro nuk bind më, Juventus hidhet në sulm për mbrojtësin e Atleticos
Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë, pasi Alex Sandro ka një rënie të dukshme në dy sezonet e fundit, ndërkohë që Mattia De Sciglio është vetëm një alternativë që nuk ofron garanci për gjithë sezonin.
I pari në listën e preferencave është Renan Lodi, lojtar me eksperiencë por me moshë shumë të re, vetëm 23 vjeç, por ka një kontratë me Atletico Madrid edhe për tre vitet e ardhshme.
Spanjollët e vlerësojnë kartonin e lojtarit të paktën 40 milionë euro, ndërsa Simeone e konsideron si një pjesë të rëndësishme të projektit të tij. Marrëdhëniet mes klubeve janë të mira, prandaj tratativa mund të finalizohet me sukses. Alternativat janë: Emerson Palmieri, Owen Wijndal, Bellanova ose Cambiaso.
KOHA JONË SONDAZH

