Alexander-Arnold prezantohet te Real Madridi: Të jesh këtu është ëndërr!

Real Madrid ka prezantuar sot përforcimin e ri: Mbrojtësin anglez Trent Alexander-Arnold, i cili ka ardhur si lojtar i lirë nga Liverpool. Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në Premier League, 25-vjeçari ka zgjedhur të nisë një kapitull të ri në Spanjë.

“Është një ditë që e kam pritur prej shumë kohësh. Të jem këtu është një ëndërr. Ka shumë punë për të bërë dhe mezi pres të nis,” u shpreh ai gjatë prezantimit zyrtar në “Santiago Bernabéu”.

Alexander-Arnold shprehu emocionet dhe respektin e tij të thellë për klubin madrilen: “Kam shumë respekt për Real Madridin. Kam admiruar gjithmonë lojtarët dhe trofetë e këtij klubi. Jam rritur duke parë Realin të fitojë dhe kam dashur gjithmonë të bëhem pjesë e kësaj historie. Ky është klubi me mentalitetin e duhur për të fituar tituj.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Anglezi do të mbajë fanellën me numrin 12, një numër ikonik që më parë i përkiste legjendës braziliane Marcelo. Me këtë transferim, Real Madrid forcon edhe më shumë repartin e mbrojtjes, duke shtuar eksperiencë, teknikë dhe mentalitet fitues në skuadër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?