Algjeria eliminohet pas 124 minutash lojë, trajneri i tyre shtrihet në fushë nga trishtimi (VIDEO)
Trajneri i Algjerisë, Djamel Belmadi ka mbetur shumë i zhgënjyer pasi skuadra e tij nuk mundi që të siguronte një biletë për në Kupën e Botës, Katar 2022. Kampionët e Kupës së Kombrve të Afrikës për vitin 2019, u mundën pas më shumë se 120 minutash nga Kameruni.
Ndeshja e parë përfundoi 1-0 në favorin e tyre, dhe u duk se gjithçka do të ishte e thjeshtë. Choupo-Moting shënoi për Kamerunin golin e avantazhit në minutën e 22-të, duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Në minutën e 118-të, Touba shënoi golin e barazimit që do ta dërgonte Algjerinë në Kupën e Botës, por në minutën e katërt të shtesës, Ekambi shënoi golin e kualifikimit për Kamerunin.
Trajneri Belmadi ishte i “dërrmuar” nga kjo disfatë, teksa u shtri në fushën e lojës nga trishtimi i një humbje të tillë kaq dramatike. /R.Lika-Koha Jonë/
This is Algerian coach Djamel Belmadi. And this is what the World Cup means.
Cameroonian players dancing and singing a few dozen feet away.
Heartbreaking for Algeria. pic.twitter.com/WopgnGU3cI
— Henry Bushnell (@HenryBushnell) March 29, 2022