“Alisson meriton që të fitojë Topin e Artë”
“Portieri i Liverpoolit, Alisson meriton të fitojë Topin e Artë”, kështu të paktën beson ish-trajneri i tij Daniel Pavan. 26-vjeçari e ka njohur Pavan që në moshën 10-vjeçare, duke ndikuar në karrierën e portierit më të mirë në botë për dy sezonet e fundit. Gardiani brazilian ndihmoi Romën që të shkonte në gjysmëfinalen e Championsit në vitin 2018 dhe një sezon më pas e fitoi me Liverpoolin. Një muaj më parë ai fitoi edhe Kupën e Amerikës me Brazilin.
Portieri i vetëm që ka fituar “Topin e Artë” deri më tani është Lev Yashin me Dinamon e Moskës në vitin 1963. Pavan beson se tashmë ka ardhur koha që ta fitojë Alison.
“Unë besoj se për shkak të performancave të Alisson dhe fitimit të Champions League duke qenë protagonist, e meriton Topin e Artë. Është një mundësi e mirë për të treguar se dhe portierët mund ta marrin një çmim të tillë”, deklaroi trajneri i parë i portierit të Liverpoolit. /R.Lika-Koha Jone/