Aliti: Ndeshje e veçantë ndaj Turqisë, japim shpirtin për Botërorin

Kosova do të presë në shtëpi Turqinë, në finalen e Play off të Botërorit. Lojtari dardan i cili aktivizohet në Turqi te Alanyaspor, Fidan Aliti ka dhënë një intervistë së fundmi për “Anadolu Ajansı”.

“I jam mirënjohës Turqisë për gjithçka. Është një vend special për mua dhe familjen time pasi unë jetoj në Alanya prej gati tri vitesh. Madje edhe djali im ka lindur atje. Turqia gjithmonë do të jetë në zemrën time, kjo ndeshje do të jetë e veçantë për familjen time.

Por ëndrra e madhe se ç’do futbollisti është pjesëmarrja në finalet e një Kupë Bote. Unë i dashuroj njerëzit në Turqi, i respektoj shumë, por në këtë ndeshje nuk kam ndër mend që të bëj dhuarata. Ne duam që të plotësojmë një ëndërr që e kemi si ne lojtarët edhe e gjithë Kosova”, tha Aliti për “Anadolu Ajansı”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?