Allegri: Barcelona e Guardiolës ishte unike, asnjë s’mund ta imitojë!

Në turin e promovimit të librit të tij Massimiliano Allegri ka përfituar për të dhënë një intervistë të veçantë për gazetën “L’Equipe”, ku shpalos pikëpamjet e tij për futbollin dhe taktikën. Strategu që po qëndron pushim që pas largimit nga Juventusi, ka qaruar se suksesi në futboll është i varuar nga lojtarët që ke në dispozicion.

“Nuk kam shkruar asnjëherë për taktikën, 1 miliard trajnerë dinë më shumë se unë. Duhet të përpiqemi t’i bëjmë trajnerët e ardhshëm të kuptojnë se nuk luajnë ata në fushë, gjë që është e rëndësishme, por jo vendimtare. Krijimi i frymës së ekipit, si në çdo organizatë, është e rëndësishme, por janë futbollistët që e fitojnë lojën. Unë kurrë nuk kam parë një trajner të shënojë gola. Ju duhet t’i jepni kohezion ekipit, por nuk mund të imagjinoni ta fitoni ndeshjen me një plan taktik.

Trajneri i mirë është ai që bën më pak dëm. Është ai që mund të lexojë lojën, nuk ka rëndësi nëse luan me 3, 4 apo 5 lojtarë pas. Nga e hëna në të premte ai bën një punë, të dielën (ditën e ndeshjes) një tjetër, vetëm menaxhon të papriturat. Një udhëheqës i shkëlqyer e gjen zgjidhjen për problemin e tij së pari të tjerët.

Filozofia e Guardiolës? Kur Pep drejtonte Barcelonën, filozofia e tij ishte të reagonte ndaj humbjes së topit, ta rimerrte atë menjëherë, ta kontrollonte, sepse kishte Xavi, Messi dhe Iniesta. Dhe kur vendoseshin në kontakt me topin, ata dinin edhe të shënonin. Manchester City luan një futboll shumë të ndryshëm, sepse Pep është inteligjent dhe i sheh karakteristikat e lojtarëve të tij.

Barça e tij ishte unike dhe nuk mund të përsëritet, nuk është pjesë e futbollit normal. Ai kishte lojtarë të jashtëzakonshëm dhe askush nuk do ta luajë përsëri atë futboll. Ne u përpoqëm të kopjonim diçka që nuk ekzistonte! Ekziston vetëm një Messi, që mund të driblojë tetë kundërshtarë”, deklaroi Allegri.

 

SHKARKO APP