Allegri: Dua një klub për të fituar, dy vite më parë refuzova Realin
30 qershor 2020 ishte dita e fundit e kontratës prej 7 milionë eurosh e Massimiliano Allegrit me Juventusit, teksa tashmë strategu livornez me 11 trofe në 5 vite, kërkon të nisë një eksperiencë të re jashtë vendit.
‘”Nuk më intereson se ku. Po kërkoj një klub ku mund të ndërtoj një projekt dhe që ka ambicie për të fituar. E kam shijuar kohën në familje dhe në qytetin tim, Livorno. Karikova bateritë.
Reali? Dy vite më parë pata një kontakt, por nuk ndodhi asgjë, sepse isha nën kontratë me Juven. Kisha një impenjim moral dhe me drejtuesit e klubit.
Juventus? Është një ekip i ndërtuar për të fituar ende. Vetëm për këtë. Mendoj se mund të vijojë që ta bëjë edhe në vitet në vijim. Me Ronaldon kanë bërë një hap përpara, e shoh ende edhe për disa vite në Torino.
Milani? Kanë nevojë për një projekt të fortë dhe të vazhdueshëm. Të ndryshosh ekipin çdo sezon, nuk të ndihmon që të rritesh”, deklaroi Allegri. /R.Lika-Koha Jone/