Allegri: Duhet të kemi ambicie për të shkuar në finale, Villareal ekip ekspert

Juventus kërkon një biletë për në çerekfinalet e Champions League, por më parë duhet që të fitojë me patjetër sfidën e kthimit kundër Villarealit. Trajneri Allegri në prag të dueli ka folur për gjendjen e skuadrës, ndërkohë që konfirmoi rikthimin e Dybala-s dhe Chiellinit nga dëmtimet.

“Do të jetë një finale. Nuk e di nëse kemi cilësi për të shkuar deri në finale, por duhet të kemi ambicien për të arritur këtë objektiv. Vlahovic do të luajë, ndërsa Dybala, Bernardeschi dhe Chiellini rikthehen në dispozicion. Do të jenë të rëndësishëm, sidomos nëse ndeshja shkon më shumë se 90 minuta.

Skuadra është mirë, në formë në një moment vendimtar të sezonit. Kërkojmë gjithmonë objektivin maksimal. Nëse kundërshtari është më i zoti se ne, atëherë kualifikohen ata. Ne duhet të japim gjithmonë maksimumin. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e Championsit, jo e sezonit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Villareal? Është një skuadër eksperte, fizike me cilësi të mira teknike dhe me një trajner shumë të zotë, që ka fituar shumë në Europë. Në ndeshjen e vajtjes u duk sikur nuk ishin në ndeshje, por më pas bëmë një gabim dhe u rifutën në lojë. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe, siç luhet për një vend në çerekfinalet e Champions.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bonucci do të mungojë, edhe Alex Sandro ka një shqetësim dhe nuk do ta rrezikoj, ndërsa shpresoj që Zakaria të kthehet në dispozicion të enjten. U riktheva pas 2 vitesh dhe shumë lojtarë nuk i njihja. Nisëm një rrugëtim, duke bërë gabime, edhe unë. Tani kemi gjetur ekuilibrin por nuk mjafton, në mars luhet sezoni dhe duhet të jemi gati”, deklaroi Allegri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?