Allegri: Dybala luan titullar ndaj Interit, të konsolidojmë vendin e katërt
Në prag të derbit mes Juventusit dhe Interit, trajneri Massimiliano Allegri kërkon t’i mbajë me këmbë në tokë lojtarët e tij. Edhe pse shanset për titull ekzistojnë, strategu i bardhezinjtë theksoi se objektivi është t’u marrin pikë zikaltërve dhe të konsolidojnë pozitat në vendin e katërt. Juventusi duhet të thyejë një tabu, sepse kundër të mëdhenjve nuk ka fituar asnjë ndeshje direkte këtë sezon.
“Nesër do të shihni se kush do të luajë në këtë ndeshje të bukur. Chiellini është gati, Bonucci do të ulet në pankinë, ndërsa Zakaria dhe Alex Sandro janë rikuperuar. Jemi pothuajse të gjithë të disponueshëm. Alex Sandro do të luajë si titullar, por ashtu edhe Dybala.
Interi bashkë me Napolin dhe Milanin janë favoritë për titullin. Ne duhet të bëjmë një paraqitje të mirë për të konsoliduar vendin e katërt dhe për të mundur skuadrën kampione të Italisë. Ne do të luajmë për të marrë pikë, sepse objektivi është që të luajmë në Champions sezonin e ardhshëm. Do të jetë një mbrëmje e bukur me stadiumin plot.
Ne duhet të jemi të përqendruar te ndeshja dhe më pas të shohim se në çfarë pozicioni jemi në renditje. Nuk luajmë që Interi të humbasë titullin”, tha Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

