Allegri: Dybala-s i dukej vetja si Messi, ja cilët do jenë dy liderët e së ardhmes!

Masimiliano Allegri ka dhënë një intervistë së fundmi në lidhje me sezonin e bardhezinjve, i cili në fakt u mbyll pa asnjë trofe të fituar.

“Milani, Interi dhe Napoli u renditën më lart se ne, por nuk ishin superiorë ndaj nesh. Nuk fituam asnjë nga takimet direkte, sepse na mungoi diçka nga ana karakteriale apo e menaxhimit”, ka thënë tekniku i Juventusit.

Liderët e së ardhmes? Janë 2: De Ligt dhe Locatelli. Manuel mund të jetë kapiteni, ka karakteristika teknike dhe morale për të qëndruar shumë vite te Juventusi. Danilo ka qenë surpriza e këtij viti, një lider i vërtetë i heshtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlahovic? Dusan mund të jetë një lider sipas mënyrës së tij, do gjithmonë të fitojë. Kam stërvitur Cristiano Ronaldo, Ibrahimovic, Ronaldinho, Robinho, Cassano, Seedorf, Pirlo dhe Buffon.

Swiss Digital Mobile Reklama

I vetmi që mungon ka qenë Messi. Këta lojtarë të mëdhenj më kanë dhënë shumë. Kam pasur përplasje, por kampioni i vërtetë nuk merr në telefon menaxherin pas një zënke, por tregon në fushë se është ai kampioni.

Dybala? Paulo duhet të kthehet të jetë vetvetja, sepse në një moment i dukej vetja Messi i ri. Një lojtarë nuk mund të mendojë se është dikush tjetër. Ka akoma shumë për të dhënë, sepse ka shumë cilësi”, tha Allegri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?