Allegri e nis me humbje aventurën te Milani, mposhtet nga Arsenali në miqësore

Nuk nis në mënyrën më të mirë aventura e Massimiliano Allegrit në stolin e Milanit. Në miqësoren e parë verore, të zhvilluar në Singapor kundër Arsenalit, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin minimal 1-0, një humbje e ngushtë në rezultat, por e qartë në lojë dhe dominim.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Bukayo Saka në minutën e 53-të, pas një pjese të parë ku londinezët e kontrolluan plotësisht lojën. Statistikat janë të pamëshirshme: 23 goditje në portë për Arsenalin kundrejt vetëm 2 për Milanin, që u detyrua të mbrohej për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Pavarësisht humbjes, Milani tregoi disa ndryshime të dukshme në stilin e lojës, efekti Allegri fillon të ndjehet. Trajneri zgjodhi të luante me mbrojtje me tre (Tomori, Thiaë, Pavlovic), ndërsa në sulm e vendosi Leao si qendërsulmues, me Saelemaekers dhe Pulisic si krahë sulmues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Allegri u dha hapësirë të rinjve, mes të cilëve u dallua portieri Torriani, që realizoi katër pritje vendimtare radhazi dhe mbajti rezultatin e ngushtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arsenali, që dominoi lojën nga minuta e parë, krijoi rrezik që në pjesën e parë, me tentativa të rrezikshme nga Nëaneri, Rice, Martinelli dhe Calafiori, të ndalur nga Terracciano dhe mbrojtja kuqezi.

Për Milanin, i vetmi rast i pastër ishte një mundësi e humbur nga Leao në pjesën e parë, një shans i artë që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Arsenal vs AC Milan 1-0 Extended Highlights & Goals - Friendly 2025

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?