Allegri: Gabojmë shumë në mbrojtje, rrezikojmë dhe vendin e katërt
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur pas duelit të barazuar ndaj Bolognës. Strategu italian u shpreh se ekipi duhet të përmirësohet në mbrojtje, ndërkohë që tashmë rrezikohet vendi i katërt.
“Fatmirësisht sot arritëm të barazonim një ndeshje që ishte komplikuar. Bëmë një pjesë të parë të mirë, ndërsa pas golit të tyre goditëm shtyllën dhe bëmë shumë gjuajtje në portë.
Vendi i katërt? Duhet të bëjmë më mirë, pa u demotivuar. Nga pas vijnë Fiorentina, që ka një kalendar më të mirë, Lazio dhe Roma. Duhet ti marrim ndeshjet me radhë, duhet të jemi më të qetë. Ndeshjet zgjasin shumë dhe ka gjithmonë kohë për të fituar
Pësojmë gjithmonë gol kohët e fundit, duhet të përmirësohemi dhe të jemi më të qetë. Këto ndeshje në fillim të sezonit do ti kishim humbur”, tha Allegri pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

