Allegri gati të refuzojë Realin për Milanin, por i vë disa kushte Tares

Në orët e fundit në Itali ka pasur zëra për një interesim të mundshëm nga Real Madridi për trajnerin e Milanit, Allegri. Një situatë që ka trazuar disi ambientin kuqezi për të ardhmen, dhe ku në prag është derbi me Interin.  Vetë Allegri së fundmi është përpjekur të qetësojë situatën.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer. Kam kaluar tetë vite te Juventusi dhe tani jam në sezonin e pestë te Milani. Edhe këtu mund të ndërtojmë një projekt të rëndësishëm”, ka deklaruar trajneri italian.

Allegri ka kontratë me Milanin deri në vitin 2027, me opsion zgjatjeje deri në 2028 dhe një pagë rreth 5 milionë euro në sezon. Aktualisht ai është i fokusuar te objektivi kryesor: sigurimi i kualifikimit në UEFA Champions League. Megjithatë, pas përfundimit të sezonit pritet një takim me drejtuesit e klubit për të diskutuar projektin e së ardhmes dhe sidomos strategjinë në merkato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri nuk ka qenë plotësisht i kënaqur me dy merkato të fundit. Në janar ai kërkoi përforcime në mbrojtje që nuk erdhën, ndërsa pas dëmtimit të Matteo Gabbia skuadra ka mbetur vetëm me tre mbrojtës qendrorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave italiane, Allegri dëshiron të ketë më shumë ndikim në ndërtimin e skuadrës. Një nga kërkesat kryesore është afrimi i një sulmuesi të madh, një “numër 9” që njeh mirë kampionatin italian. Profili që i përshtatet më shumë kësaj ideje është ai i Dušan Vlahović.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?