Allegri: Genoa stërvitje para Interit, jam i surprizuar nga Vlahovic
Juventusi do të luajë nesër ndaj Genoas, një duel që vjen para finales së Kupë së Italisë. Trajneri Allegri ka folur në prag të duelit duke dhënë detaje për formacionin, ndërkohë që preku dhe formën e skuadrës.
“Duhet të marrim sa më shumë pikë deri në fund të sezonit. Kemi arritur Championsin tre javë para dhe jemi të lumtur. Duhet të përgatitemi për finalen e Kupës së Italisë dhe na duhet një ndeshje e mirë nesër.
Stërvitja e mirë do të jetë në fushë. Danilon e kemi lënë pushim, mungon Pellegrini. Kthehen Cuadrado dhe De Sciglio. Duhet të marrim rezultat pozitiv, pasi rezultatet pozitive të ndihmojnë në stërvitje dhe ndeshje.
Kupa e Italisë është një objektiv për ne, ashtu sikurse kampionati e Champions League, edhe pse mund të jetë e vështirë. Nëse mendojmë se nuk mund t’i arrijmë objektivat tona, atëherë e kufizojmë veten. Jemi të lumtur që shkojmë të luajmë për këtë trofe të mërkurën.
Vlahovic? Jam shumë i kënaqur me atë që po bën. Nuk e prisja të përshtatej aq shpejt te Juventusi. Duhet të njihej me shokët e skuadrës. Ai mund të përmirësohet edhe më shumë”, tha Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

