Allegri: Humbëm dy pikë të tjera, Dybalën e rrezikuam!
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka analizuar barazimin 1-1 ndaj Venezias Strategu livornez u shpreh se ekipi i tij humbi dy pikë të tjera, ndërkohë që për dëmtimin e Dybala-s shtoi se ai kishte lodhje që në mesjavë.
“Ishte një pjesë e parë e luajtur mirë nga djemtë, por patëm një moment dobësie në pjesën e dytë para golit të Venezias. Është që gjë të cilën ne duhet ta përmirësojmë. Duhej të kishim durim dhe ta linim atë moment të kalonte. Nuk u treguam të zonë të sillnim në shtëpi tre pikë të rëndësishme. Sot hodhëm dy pikë që duheshin marrë në shtëpi
Dybala? Ne rrezikuam, të mërkurën ai kishte lodhje, dukej se mund të luante, por nuk ishte kështu.
Zëvendësimet në fund? Doja të hiqja Cuadrado, por ai më dha gjerësi në lojë dhe kështu preferova të largoja Federicon dhe të vendosja Bentancurin”, tha Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

