Allegri i kërkoi një mbrojtës, zbulohet lista e gjatë e dëshirave të Tares në merkato

Humbja e rëndë ndaj Cremoneses ka detyruar drejtuesit e Milanit të rishikojnë planet për merkaton. Drejtori sportiv Igli Tare, nën kërkesën e fortë të trajnerit Massimiliano Allegri, është i gatshëm të ndërhyjë menjëherë për të përforcuar repartin mbrojtës, i cili ka humbur Malick Thiaë, tashmë zyrtarisht lojtar i Neëcastle.

Sipas burimeve pranë klubit kuqezi, objektivi është afrimi i një lojtari me eksperiencë, që të ofrojë siguri dhe lidership në prapavijë. Për këtë arsye, është konsideruar e pamundur një lëvizje për të riun Pietro Comuzzo të Fiorentinës, i cili së fundmi refuzoi një ofertë milionere nga Al Hilal i Simone Inzaghit.

Emri më i dëshiruar në “Casa Milan” mbetet Kim Min-jae, ish-mbrojtësi i Napolit, sot te Bayern Munich. Koreani shihet si përforcimi ideal, por çmimi i lartë prej rreth 35 milionë eurosh e bën operacionin shumë të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më i realizueshëm duket pista Manuel Akanji, i cili pritet të largohet nga Manchester City dhe u është propozuar disa klubeve europiane. Milani është i interesuar, por problemi mbetet paga e lartë prej 9 milionë eurosh në sezon, shumë larg parametrave financiarë të klubit. Nga ana tjetër, kuqezinjtë janë të gatshëm të paguajnë rreth 15 milionë sterlina që kërkon City për kartonin e mbrojtësit zviceran.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Kiëior po shkon drejt Portos, drejtuesit milanezë po monitorojnë edhe situatën e Andreas Christensen te Barcelona, i cili ka kontratë deri në 2026, si dhe të Beraldo-s të Paris Saint-Germain. Braziliani 21-vjeçar, i transferuar në Paris në janar 2024, pëlqehet nga Milani, por nuk shihet si profili lider që kërkon Allegri për të udhëhequr repartin mbrojtës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?