Allegri: Jashari më ka habitur, Modric i jashtëzakonshëm!
Trajneri i Milanit, Max Allegri, komentoi pas ndeshjes miqësore të barazuar 1-1 ndaj Leeds, duke theksuar se skuadra po punon mirë dhe duhet të ruajë ekuilibrin për të arritur suksesin në sezon.
“Patëm energji të mirë, desha të shoh gjendjen e lojtarëve dhe t’i lejoja të luanin 90 minuta. Për skuadrën, gjithmonë më kanë mësuar që lojtarët duhet stërvitur para se të japësh gjykime. Deri tani kemi punuar mirë, por nuk duhet të përhumbemi në entuziazëm të madh. Duhet të ruajmë ekuilibrin, kjo do të jetë forca jonë. Kampionati nuk fitohet apo humbet në një ndeshje,” tha Allegri në një intervistë për Sky.
Ai komentoi edhe për disa lojtarë, duke përmendur me vlerësim të lartë Luka Modric dhe Jashari. “Modric është një lojtar i jashtëzakonshëm, ndërsa Jashari më ka habitur me mënyrën si luajti, edhe pse ka punuar pak me topin dhe është stërvitur shpesh vetëm. Ka ende për të përmirësuar dhe duhet të vazhdojë punën për formën fizike dhe besimin në vete. Për të qëndruar në nivele të larta, duhet të jesh i mençur dhe i përulur.”
Në fund, trajneri theksoi rëndësinë e golave nga sulmuesi dhe u shpreh i kënaqur për golin e Gimenez: “Sulmuesi duhet të shënojë, dhe sot Gimenez e bëri këtë, kështu që jam i kënaqur.” /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

