Allegri kërkon Rabiot, Tare nis misionin për ta sjellë në Milano

Milani ka nisur hapa konkretë për të afruar Adrien Rabiot në skuadër. Pas kërkesës së Massimiliano Allegrit, i cili ka qenë një admirues i mesfushorit francez që nga koha kur e drejtonte te Juventusi, drejtori Tare ka intensifikuar kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit për të vlerësuar mundësinë e realizimit të marrëveshjes.

Rabiot, aktualisht jashtë skuadrës te Olympique Marseille pas një sherri me Jonathan Roëe, mund të largohet këtë merkato. Klubi francez fillimisht tentoi të pajtohej me lojtarin me kërkesë të trajnerit Roberto De Zerbi, është e gatshme ta shesë francezin.

Klubi francez kërkon rreth 15 milionë euro vetëm për kartonin e mesfushorit dhe nuk pranon shkëmbime, ndërsa Rabiot kërkon një kontratë prej 5 milionë eurosh neto në vit, plus bonuse që mund ta çojnë pagën në 6 milionë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para se të finalizohet ndonjë hap konkret, Milani duhet të konfirmojë jo vetëm vullnetin e lojtarit,i cili ka kërkuar falje si ndaj De Zerbit ashtu edhe ndaj klubit, por edhe qëndrimin përfundimtar të Marseille, që ndërkohë ka shitur Roëe te Bologna.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Marseille ka shfaqur interes për Ismael Bennacer, i cili nuk bën më pjesë në planet e Milanit, por një marrëveshje për mesfushorin algjerian do të konsiderohej si një tratativë e veçuar nga ajo për Rabiot. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?