Allegri: Kisha firmosur akordin me Realin, por më pas zgjodha Juventusin
Massimiliano Allegri në një intervistë të dhënë së fundmi për “GQ Italia” ka konfirmuar se para rikthimit te Juventusi kishte një akord me Realin. Strategu italian në këtë mënyrë konfirmoi dashurinë që ka për klubin bardhezi.
“E kam thënë dhe e përsëris: këtë vit kisha firmosur një marrëveshje me Realin e Madridit. Pastaj në mëngjes mora në telefon presidentin dhe i thashë që nuk do të shkoja në Spanjë sepse kisha zgjedhur Juventusin. Që kur më telefonoi Juventusi në maj nuk kisha asnjë dyshim.
Në anën profesionale do të ishte kurorëzimi i një rrugëtimi: Milan, Juventus, Real. Por në jetë nuk mund të kesh gjithmonë gjithçka dhe unë jam i kënaqur dhe krenar që kam stërvitur për katër vite Milanin dhe tani jam në vitin e gjashtë në një klub si Juventusi.
Realit të Madridit i kam thënë jo 2 herë. Herën e parë kur isha në fazë rinovimi me Juventusin, i thashë presidentit të Realit që i kisha dhënë fjalën time Andrea Agnellit”, tha Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

